Kreu i botës katolike, Papa Françesku, përcolli një mesazh për agjërim e lutje pas asaj çfarë nisi në Ukrainë të enjten.

Ai u bëri thirrje të gjithëve t’i bashkohen Ditës së Kreshmës për Paqe më 2 mars, të Mërkurës së Madhe, duke thënë se atë ditë duhet agjëruar. Këtë thirrje, siç tha, jua drejtonte si besimtarëve e si jobesimtarëve, ndonëse agjërimi është akt tipik besimi.

Për koicidencë, ftesa e Papës për agjërim përkon me fiks një muaj para se të nisë Ramazani, muaji i agjërimit për muslimanët.

“Tani dua t’u bëj thirrje të gjithëve, besimtarëve dhe jobesimtarëve. Jezusi na mësoi t’i përgjigjemi çmendurisë së dhunës së djallit me armët e Zotit, lutjen dhe agjërimin. Përkushtohuni fuqishëm në lutje dhe agjërim në atë ditë. Mbretëresha e Paqes shpëtoftë bota nga çmenduria e luftës!”, tha Papa Francesku.

Duke komentuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ai tha:

“Jam thellësisht i pikëlluar nga përkeqësimi i situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike në javët e fundit, situata është gjithnjë e më alarmante. Si unë, shumë njerëz në mbarë botën ndihen të shqetësuar dhe të pikëlluar. Edhe këtë herë paqja kërcënohet nga interesa të pjesshme. Është një përgjegjësi politike të bësh një ekzaminim serioz të ndërgjegjes përpara Zotit, sepse Zoti është një Zot i paqes, jo i luftës, Ai është i të gjithëve, jo vetëm i disave, Ai do që ne të jemi vëllezër, jo armiq të njëri-tjetrit. Ndaj duhet të përmbahen nga çdo veprim që do të shkaktojë vuajtje të mëtejshme për popullatën, destabilizojë bashkëjetesën midis kombeve dhe shkel ligjin ndërkombëtar”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re