Papa Françesku përfundoi një takim virtual ndërkombëtar me sipërmarrës të rinj duke theksuar nevojën për të lëvizur urgjentisht në një model tjetër ekonomik për të ndihmuar Tokën e “abuzuar”, të varfërit dhe të margjinalizuarit.

Në një mesazh me video për pjesëmarrësit e takimit, Papa tha: “Ju e dini që një kontekst tjetër ekonomik është urgjentisht i nevojshëm, është urgjentisht e nevojshme të pranoni faktin se sistemi aktual botëror është i paqëndrueshëm nga pikëpamje të ndryshme dhe prek motrën tonë Tokë, aq shumë e keqshfrytëzuar.

“Serioziteti i situatës aktuale, rënduar më tej nga COVID-19, kërkon një vetëdije të përgjegjshëm të të gjithë aktorëve socialë, të gjithëve ne.”

“Pasi kriza mjekësore, të cilën ne po përjetojmë tani, është e gjatë, reagimi më i keq do të ishte që të riktehemi  në një konsumizmit edhe më të ethshëm,” tha Papa.

Në shtatë vitet e gjysmë të Papnisë, papa argjentinas nuk ka ndaluar së kritikuari rendin ekonomik altual, bazuar në liberalizëm dhe neoliberalizëm, duke e quajtur cinikdhe indiferent ndaj pabarazive shoqërore dhe zvogëlimit të burimeve natyrore të planetit.

Në fillim të tetorit, ai botoi enciklikën “Ne jemi të gjithë vëllezër”, në të cilën ai përsëri sulmoi dogmën neoliberale, duke e e quajtur “mendim i mjerë” dhe “spekulime financiare”, bazuar në “fitimin e shpejtë”.

Konferenca video tre-ditore me iniciativën e papës, e quajtur “Ekonomia e Franceskut”, u ndoq nga rreth 2,000 sipërmarrës të rinj dhe studentë nga rreth 40 vende që duan të ndryshojnë modelet aktuale ekonomike dhe të ndërtojnë një të ardhme më të drejtë, sipas tyre.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re