Këtë të dielë, Papa Françesku u bëri thirrje të gjitha palëve që kanë ndikim në konfliktin sirian për të mbrojtur civilët në rajonin verior të Idlib, pas një ofensive të forcave qeveritare.

“Po dëgjojmë lajme shqetësuese rreth një katastrofe të mundshme humanitare në Siri, në provincën e Idlib-it. Unë u bëj thirrje të gjithë palëve që të përdorin diplomacinë, dialogun dhe negociatat, për të siguruar e mbrojtur në radhë të parë civilët”, tha Papa.

Gati tre milionë njerëz jetojnë në Idlib.

Rusia më herët ka thënë se nga militantët po përgatitet një provokim për të përdorur armë kimike, e cila mund të shkaktojë reagim ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë treguar se do të reagojnë nëse përdoren armët kimike.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re