Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku , shprehu pakënaqësinë e tij ndaj fenomenit në botë që ai e përshkroi si një kulturë të fyerjes, duke iu referuar rrjeteve sociale.

“Sa më shumë që përdorim rrjetet sociale, ne bëhemi gjithnjë e më pak të shoqërueshëm”, tha ai para besimtarët në meshën e së dielës në Vatikan.

Ai paralajmëroi për rrezikun e mbylljes në grupe të vogla dhe shtoi se kjo mund të ndodhte dhe madje brenda vetë kishës.

“Unë rekomandoj që t’i përgjigjemi së keqes me mirësi”, tha Papa Françesku.

Ai paralajmëroi se Kisha Katolike ishte në rrezik të bëhej një organizatë e thjeshtë, misioni i të cilës është vetëm propagandë, në vend të misionit të inkurajimit të gëzimit dhe harmonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re