Papa Françesku takohet me Kryegjyshin Botëror, Baba Mondi në selinë e Shenjtë në Vatikan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Papa i cili “theu” traditën shekullore, ku udhëheësit fetarë nukl shpreheshin me terma aq të afërt për njëri-tjetrin.

“Prita në shtëpinë e Zotit, mikun tim nga Shqipëria, Baba Mondin. Rruga që do të duhet të përshkojmë është ajo e dashurisë. Të përpiqemi për mirëkuptim midis feve dhe paqe mes vendeve”- u shpreh mes të tjerash PapaFrançesku.

“Kombi juaj, – tha Ati i Shenjtë, – është një shembull i paçmuar për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore, ndërmjet besimeve që ekzistojnë në Shqipëri. Si shembull dhe thesar i çmuar i kombit shqiptar që duhet të ushqehet, kultivohet e të çohet përpara me përkushtim e bindje”. Me shumë përdëllim shpirtëror, Papa inkurajoi harmoninë vëllazërore, që e përcjellin Komunitetet Fetare të Shqipërisë. Kjo frymë duhet të përhapet dhe të jetë një dritë e pashuar gjithmonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re