Papa Françesku do ndërmarrë së shpejti një vizitë historike në një vend musliman të Gjirit, pikërisht në Emiratet e Bashkuara, duke qëndruan në Abu Dhabi. Sipas Vatikanit, kreu i botës katolike do jetë aty për të marrë pjesë nën një takim ndër-fetar.

Një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe, i fundit i disa në disa vende muslimane, do të zhvillohet nga 3 deri në 5 shkurt.

Nga Selia e Shenjtë u tha se kreu i Kishës Katolike ka pranuar ftesën e Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Princi i kurorës i Abu Dhabit, si dhe nga komuniteti katolik lokal.

“Një vizitë, si ajo e Egjiptit, tregon rëndësinë nga Ati i Shenjtë për dialogun ndërfetar. Vizita e Papa Françeskut në botën arabe është një shembull i përsosur i një kulture pikëtakimi”, tha zëdhënësi Greg Burke.

Më parë, Papa vizitoi vendet ku flitet arabisht, si Libani dhe Egjipti, por kjo do të jetë vizita e parë e udhëheqësit të Vatilkanit në rajonin e Gjirit.

Tema e vizitës është paqja, me një shenjë që tregon një pëllumb me një degë ulliri, duke sugjeruar se Papa Francesku po dërgon një mesazh të fortë në lidhje me nevojën për dialog mes të krishterëve dhe muslimanëve dhe paqen në rajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re