Papa Françesku theksoi nevojën që të rinjtë e sotëm të vetëdijesohen për luftërat e shekullit të 20, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës, sidomos kur është fjala për efektet e përhapjes së populizmit.
“Ne kujtojmë vitet 1932 dhe 1933 të Hitlerit, njeriu që premtoi zhvillimin e Gjermanisë dhe të rinjtë duhet të dijnë se si filluan problemet”, paralajmëroi Papa, duke reaguar kështu ndaj një vale në rritje të populizmit, përfshirë dhe Italinë.
Ai paraqiti një analizë të populizmit dhe trashëgiminë e luftërave botërore, duke u ndaluar te çështja me delikate: refugjatët.
Papa tha se Bibla i referohet mirëpriturjes së përzemërt të emigrantëve, por gjithashtu tha se qeveritë kanë të drejtë të kufizojnë emigracionin.
“Qeveria duhet të jetë e hapur për të marrë dhe për t’i integruar, por ka të drejtë dhe të jetë e kujdesshme duke thënë se sa mund jetë numri që duhet të marrë”, shpjegoi ai.
“Është e rëndësishme për të gjithë Evropën për të përcaktuar kushtet për zgjidhjen e këtij problemi, në mënyrë që vendet që janë në vijën e frontit, të tilla si Italia, Spanja dhe Greqia, të mos lënë shteg për shpërndarjen joproporcionale të refugjatëve”, përfundoi Papa Françesku.
Mesazhet e tij ngjanin dhe si një replikë në distancë me Salvinin e Liga-s, nr.2 i qeverisë italiane, një kundërshtar i flaktë i refugjatëve.