Skip to content

Papa, ligjërim për seksin nga pozita e beqarit: dhuratë nga Perëndia!

papa franjo masnica EPA

Papa Françesku ka tentuar të sqarojë një grup të rinjsh katolikë francezë te Dioqezës Grenoble, se seksi është një dhuratë “e madhe” nga Perëndia e jo një tabu, dhe se duhet të ushtrohet si jeta, si një dashuri plot pasion mes burrit dhe gruas.

Por kreu i një besimi ku klerikët nuk duhet të martohen, pra të mos ushtrojnë jetë seksuale, u kërkoi atyre që dijnë të mbrojnë seksualitetin e tyre nga pornografia dhe tundimet e tjera që ndanin seksin nga dashuria. Ai pranoi se njerëzit “bien” dhe bëjnë mëkate, pasi nuk është “seksualiteti i dashurisë”.

Sipas tij, “seksi është një dhuratë nga Perëndia e jo tabu”, dhe ka dy qëllime – për të treguar dashuri dhe për të jetuar.

Mësimdhënia e Kishës e lejon seksin para martesës, por duke me kusht që të jetë vetëm mes një gruaje dhe një burri, ndërkohë që kundërshton përdorimin e kontraceptivëve.