Papa Françesku mbrojti përfitimet e një “pranie të krishterë” në Siri dhe Irak, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të inkurajojë kthimin e popullsisë së refugjatëve të luftës.

“Unë jam duke menduar për ata që duhej të linin shtëpitë e tyre duke ikur nga tmerret e luftës, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës,” tha Papa në një mesazh me video të lëshuar gjatë një takimi virtual me rreth 50 OJQ katolike që veprojnë në atë pjesë të botës.

Papa Françesku befasoi të gjithë të hënën kur njoftoi se do udhëtonte në Irak në mars, veçanërisht në Bagdad dhe Mosul, e cila është vizita e parë e një pape në atë vend, raportoi AFP.

Iraku, një vend me një shumicë muslimane shiite, kishte një milion e gjysmë të krishterë deri në 2003. Sot, ka vetëm 300,000 deri 400,000, sipas organizatës joqeveritare Hammurabi, e cila mbron të drejtat e pakicës së krishterë në Irak.

“Unë jam duke menduar në veçanti për të krishterët që u desh të largohen nga vendi ku kanë lindur dhe ku janë rritur, ku besimi i tyre u rrit dhe u thellua. Ne duhet të sigurohemi që prania e krishterë në këto zona të vazhdojë të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: një shenjë e paqes, përparimit, zhvillimi dhe pajtimi midis popujve dhe kombeve”, shtoi Papa në një mesazh.

Duke folur për refugjatët që kërkojnë të kthehen në atdheun e tyre, ai i bëri thirrje “bashkësisë ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar atë kthim, duke garantuar sigurinë dhe kushtet ekonomike të nevojshme për realizimin e tij”.

Papa shprehu kënaqësinë me këtë takim virtual, i cili na mundësoi të “mendojmë për problemet e vështira që ende shtypin popujt e dashur në Siri, Irak dhe vendet fqinje”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re