Në bekimin e tij Urbi et Orbi të dielën, Papa Françesku bëri thirrje për një armëpushim në Gaza dhe akses në ndihma humanitare në zone, si dhe i tha Ballkanit Perëndimor se dallimet etnike, kulturore dhe fetare nuk duhet të jenë shkak përçarjeje, por burim i pasurinë.

Duke folur nga ballkoni i bazilikës së Shën Pjetrit, Papa tha se mendimet e tij ishin “në radhë të parë viktima të konflikteve të shumta që po ndodhin në botë, duke filluar me luftërat në Izrael dhe Palestinë, si dhe në Ukrainë”.

“Duke bërë thirrje për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, shpreh shpresën time për shkëmbimin e të gjithë të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, të gjithë për të gjithë. Apeloj sërish që të garantohet aksesi në ndihmat humanitare në Gaza dhe përsëris thirrjen time për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor të vitit të kaluar, si dhe për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës”, tha Francesku.

Ai iu referua veçanërisht fëmijëve në zonat e luftës që “nuk dinë të qeshin më” dhe që pyesin “pse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim”.

“Lufta është gjithmonë humbje”

Papa iu drejtua edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kam parasysh veçanërisht Ballkanin Perëndimor, ku po ndërmerren hapa të rëndësishëm drejt integrimit në projektin europian. Dallimet etnike, kulturore dhe fetare nuk duhet të jenë shkak i ndarjes, por duhet të bëhen burim i pasurisë për të gjithë Evropën dhe mbarë botën”, tha ai.

Ai theksoi se lufta është “gjithmonë absurde dhe gjithmonë disfatë” dhe se “nuk ndërtohet me armë, por me duar të shtrira dhe me zemër të hapur”. Ai tha se Siria dhe Libani nuk duhet të harrohen, se duhet të inkurajohen bisedimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe se politikanët duhet të merren me kontrabandistët e njerëzve.

“Drita e Pashkëve na ndriçoftë mendjen dhe na ktheftë zemrat për t’u ndërgjegjësuar për vlerën e çdo jete njerëzore që duhet pranuar, mbrojtur dhe dashuruar,” tha 87-vjeçari Françesku, i cili ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore e për këtë arsye  duhej të humbiste procesionin Rruga e Kryqit në Koloseun Romak të Premten e Madhe.

Siç mund te dallohet në narrativën e Papës, vetë Zoti, kujtesa se çdo njeriu do përballet një ditë me Krijuesin e tij si krijesë për të dhënë llogari, nuk ekziston askund.

Pra, bota tjetër, Dita e Gjykimit dhe Ferri ose Parajsa, nuk ekziston ne mesazhe. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re