Papa Françesku vlerësoi se racizmi qëndron pas faktit që shumë vende shprehin një mirëseardhje më të madhe për refugjatët nga Ukraina e shkatërruar nga lufta sesa për ata nga pjesët e tjera të botës.

Duke folur për televizionin italian RAI, ai tha se më të dobëtit e kanë pësuar gjithmonë më shumë në luftëra.

“Refugjatët janë të ndarë. Klasi i parë, klasi i dytë, sipas ngjyrës së lëkurës, qofshin ata nga një vend i zhvilluar apo i pazhvilluar… Ne jemi racistë. Dhe kjo është e keqe”, tha Francesku.

Ai theksoi se në këtë moment në Evropë kjo luftë ka goditur rëndë.

Le të kujtojmë rohinjat e dëbuar…

“Por le të shohim pak më tej. Bota është në luftë, bota është në luftë! Siria, Jemeni… pastaj kujtoni rohinjat-t e dëbuar, pa atdhe. Lufta është kudo,” tha ai.

Duke folur për ekzistencën e “Planit të Luftës së Kainit”, Papa deklaroi se i kupton liderët që blejnë armë, porse nuk i justifikon.

“Ne jetojmë me këtë plan djallëzor që thotë se ne vrasim njëri-tjetrin për shkak të dëshirës për pushtet, dëshirës për siguri, dëshirës për kaq shumë gjëra”, theksoi ai. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re