Papa Françesku i është rikthyer të folurit për Ukrainën, duke komentuar mizoritë e luftës qe vijon prej muajsh.

 

Ai madje nuk nguroi ta krahasojë atë që po ndodh në Ukraine me shfarosjen e hebrenjve gjate luftes se dyte boterore.

 

Sipas Papës, Operacioni Reinhardt, gjatë Luftës së Dytë Botërore, “shkaktoi shfarosjen e pothuajse dy milionë viktimave, mbi të gjitha me origjinë hebraike. Le të zgjojë kujtimi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme te të gjithë ne rezolutat dhe veprimet për paqen. Dhe historia përsëritet, përsëritet, tani le të shohim se çfarë do të ndodhë në Ukrainë. Le të lutemi për paqen”.

 

Agresioni rus ne Ukraine ka hyre ne diten e 287, teksa deri tani pervec demeve te pallogaritshme ekonomike, numerohen me mijera viktima ne radhet e civileve ukrainas dhe ushtarave nga te dyja krahet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re