Skip to content

Papa, një qiri gjigand për Sirinë: një flakë shprese!

Papa Françesku ndezi një qiri me figura të 40 fëmijëve sirianë në ballkon mbi Sheshin e Shën Pjetrit, duke nisur një fushatë globale që bën thirrje për paqen në atë vend, me “një luftë të hidhur që zgjat pothuajse tetë vjet”.

Kreu i Kishës Katolike Romake u tha besimtarëve të mbledhur se periudha para Krishtlindjes, e cila sapo kishte filluar, ishte një “kohë shprese”.

Duke ndezur një qiri në dritare, Papa u lut që “kjo flakë shprese do sfidonte errësirën e luftës”.

“Le t’i ndihmojmë të krishterët të qëndrojnë në Siri dhe Lindjen e Mesme si dëshmitarë të mëshirës, faljes dhe pajtimit. Flaka e shpresës të arrijë ata që vuajnë nga konflikti dhe lufta në pjesë të tjera të botës, afër dhe larg”, tha Papa.