Kreu i Vatikanit, Papa Francesku, ka publikuar një ligj të ri mbi abuzimin seksual me stafin dhe diplomatët e Selisë së Shenjtë, nëpërmjet së cilit kërkon raportim të menjëhershëm të akuzave për abuzim te prokurorët e Vatikanit.

Në këtë mënyrë, për herë të parë Vatikani nxjerr një ligj që i detyron zyrtarët katolikë për të raportuar akuzat për krime seksuale në polici ose për t’u përballur me dënimin, përfshirë burgun.

Papa Françesku publikoi gjithashtu udhëzime për mbrojtjen e fëmijëve në Vatikan, pas një shpërthimi të përsëritur të skandalit të abuzimit seksual vitin e kaluar, pasi Selia e Shenjtë nuk kishte një politikë të mbrojtjes së fëmijëve nga priftërinjtë lapërdharë.

Ligji i ri gjithashtu paraqet përkufizimin e “njerëzve të paprekshëm” të cilët gëzojnë të njëjtën mbrojtje si të miturit.

Papa kishte kërkuar më parë të merrte masa “konkrete dhe efektive” kundër keqtrajtimit priftëror të të miturve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re