Papa Françesku tha në Talin të Estonisë se të rinjtë me të drejtë ishin të zemëruar me Kishën për mënyrën se si u trajtuan rastet e abuzimit seksual priftëror të fëmijëve.

Papa, i cili përfundon një turne katër-ditor në Baltik, është vënë në shënjestër kritikëve të viktimave të cilët pohojnë se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të ekspozuar dhe ndëshkuar peshkopët që po mbulonin rastet e abuzimit.

“Ata janë të zemëruar për shkak se nuk shohin një dënim të qartë të skandaleve seksuale dhe financiare”, tha ai para rreth 1.000 të rinjve në kishën luterane në Talin.

“Disa prej nesh kanë kërkuar shprehimisht t’i lihen vetëm, sepse janë të inatosur nga prania e Kishës.”

Ai foli drejtpërdrejt para se Kisha Katolike Romake në Gjermani të paraqiste raportin e saj mbi abuzimin seksual të priftërisë.

Sipas asaj që Spiegel publikoi, i cili mori një pjesë të raportit, rreth 1,700 priftërinj abuzuan seksualisht me 3,677 të mitur nga vitet 1940 deri në vitin 2014.

Një studim i ngjashëm i botuar në gusht në Pensilvani tronditi Kishën Katolike Romake në Amerikë.

Estonia, stacioni i fundit i turit të Papa Françeskut në Baltik, ka vetëm 4.500 katolikë për 1.3 milion banorë.

Shumica e estonezëve thonë se nuk kanë identitet fetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re