Papa Françesku i bëri thirrje Kuria Romake, asaj që konsderohet qeveria e Kishës Katolike,për një “ndryshim të thellë në mentalitet” në kontekstin e një krishterimi deshifrues, veçanërisht në Evropë.

“Ne nuk jemi në krishterim, nuk jemi më! Sot nuk jemi më të vetmit që krijojmë kulturë, as të parët dhe as më të dëgjuarit”, tha Papa drejtuar Kurias.

“Ne nuk jemi më në regjimin e krishterë sepse feja, veçanërisht në Evropë por edhe në pjesën më të madhe të Perëndimit, nuk është më tregues i dukshëm i bashkimit dhe më keq se kaq, shpesh është mohuar, tallur e margjinalizuar”, komentoi Papa para kardinalëve kryesorë..

“Ndryshimi epokal” bën “një ndryshim në mentalitetin baritor”, theksoi Papa, i cili, pasi u zgjodh në vitin 2013, u angazhua për të reformuar strukturat e brendshme të Kurias, duke këmbëngulur rregullisht për të ndryshuar mendimin e rrethit të mbyllur të Kishës Katolike.

Papa ende përballet me traditën e vazhdueshme të pavarësisë së një numri të madh të departamenteve të Kurias, të cilët kundërshtojnë kontrollin më të madh të financave të tyre.

Papa ka ngritur “dikateritë” (ministri) të reja, veçanërisht për komunikimin, për t’iu përgjigjur më mirë “kulturës digjitale të përhapur”.

Papa Françesku paralajmëroi gjithashtu kundër ngurtësisë dhe tundimit të kthimit në kohë, në një kohë kur duhet të fillohet “ndryshimi i rëndësishëm”.

Në dërgimin e një shigjete ndaj kundërshtarëve të reformave të tij, përfshirë ato të vetë Kurias Romake, Papa përshkroi ngurtësinë “e lindur nga frika e ndryshimit”.

“Kuria romake nuk është një organ i ndarë nga realiteti”, theksoi Papa, i cili tha se ndryshimi duhet të jetë i thellë dhe nuk duhet të kufizohet në një veshje të re pa lënë gjërat në thelb të njëjta.

“Kuria Romake është një qenie e gjallë,” shtoi Papa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re