Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka shprehur shqetësime rreth dhunës në Nikaragua, shtet në Amerikën Qendrore, ku të paktën 26 persona u vranë në protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

Papa përpara mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u lut për këtë vend.

Ai bëri thirrje për përfundimin e çdo forme të dhunës, duke shmangur gjakderdhjen e panevojshme dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura me qetësi dhe me ndjenjën e përgjegjësisë.

Në protestat e dhunshme pas reformave në sistemin pensional në Nikuargua, nga 18 prilli jetën kanë humbur 26 persona, kurse dhjetëra të tjerë u plagosën dhe u burgosën, shkruan aa. Protestat filluan pas vendimit të qeverisë së Daniel Ortegës për të rritur taksat dhe në mënyrë shtesë të tatimojë pensionet për të rregulluar sistemin social në vend./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re