Papa Françesku ka emëruar tre gra, dy murgesha dhe një laike, në një komision më parë të përbërë nga meshkuj që e këshillon atë për zgjedhjen e peshkopëve botërorë, njoftoi sot Vatikani.

Ai e njoftoi vendimin në një intervistë ekskluzive me Reuters në fillim të korrikut, duke shpjeguar se dëshiron t’u japë grave më shumë poste në nivelet më të larta në Selinë e Shenjtë.

Tre gratë që u emëruan në bordin këshillues për përzgjedhjen e peshkopëve janë motra Raffaella Petrini, aktualisht zëvendësguvernatorja e Vatikanit, murgesha franceze Yvonne Reungoat dhe laikja Maria Lia Zervino, kryetare e shoqatës së organizatave katolike të grave UMOFC. /tesheshi.com/