Papa Françesku do të vizitojë Maqedoninë, Rumaninë dhe Bullgarinë në pranverën e vitit 2019, njoftoi agjensia argjentinase shtetërore Telam, duke iu referuar burimeve në Vatikan.

Kjo do të jetë vizita e parë e një Pape si kreu i botës katolike, në këto vende ku popullsia e të cilave dominohet nga besimi ortodoks, shkruan Telam.

Ndërkohë, ende nuk është konfirmuar nëse Papa do ta vizitojë ose jo Korenë e Veriut, pas një ftese të ardhur nga presidenti komunist bujëmadh Kim Jong-un.

Ftesa i ka shkuar nëpërmjet presidentit të Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, në fund të tetorit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re