Skip to content

Papërgjegjëshmëri totale/ Qytetarët grumbull e pa maska për të paguar ujin

 

Të pa pajisur me maskë dhe me një distancë jo më shumë se 30 cm nga njëri-tjetrin.

Qytetarë të shumtë u janë drejtuar zyrave të Ujësjelllësit në Vlorë për të paguar faturat e ujit, edhe pse ky shërbim mund të paguhet online.

Një pakujdesi totale që bie ndesh me situatën serioze nga koronavirusi e po ashtu edhe me thirrjet e vazhdueshme për të shmangur grumbullimet.

Në një kohë që autoritetet shendetesore bëjnë apel që të ruhet higjena maksimalisht, të bëhet kujdes me kontaktet dhe me distancë mbi një metër nga njerezit tek njerezit.

Neglizhenca e evidentuar 24 orët e fundit në shumë ambjente publike dhe qëndrimet në kafe nuk bëjnë gjë tjetër vecse rrisin rrezikun.