Kreu demokrat Lulzim Basha ka qenë këtë të shtunë në qytetin e Laçit. Ai ka zhvilluar takime me banorët e prekur nga tërmetin dhe u njoh nga afër me problemet e trye.

 

Banorët denoncuan para liderit demokratë faktin se nuk kanë marrë asnjë ndihmë deri më tani nga shteti dhe se kanë gjetur strehim në Kishën e Laçit.

 

“Me çuan në Shëngjin, por atje nuk kishte dhoma dhe më thanë rri në oborr jashtë” u shpreh një zonjë e moshuar, e cila, pohon se bamirësja e vetme është Kisha.

 

Por dëmtime nga tërmeti ka pasuar edhe vetë objekti I kultit 100 vjeçar, i cili sipas Padre Ndue Toplana nuk është verifikuar imtësisht nga ekspertët dhe pse në të janë strehuar dhjetra banorë.

 

“Ekspertët e kanë parë pak, por thonë që nuk ka lekë. Ne na intereson më shumë të mos prishet dhe të zërë njerëzit brenda, se lekët”- thotë padre Ndue Toplana.

 

Basha u takua edhe me një banor të komunitteit rom, sipas të cilit kryeminsiri Rama, i premtoi dy ditë më parë se do t’i jepte zgjidhje problemit të tij me bonusin e qerasë por që ende nuk ka marrë zgjidhje.

 

“Deri dje kryeministri tha se do të të paguajmë qeran, bëra edhe takim me të, por asgjë. Mbase nuk duan t’ia dinë për romët, por të na largojnë, të paktën, na nxirrni jashtë shtetit”- u shpreh banori i revoltuar.

 

Duke u dhënë të drejtë banorëve, Basha akuzoi qeverinë se ka dështuar dhe se nuk po mban përgjegjësi.

 

“Ti je shqiptar si gjithë shqiptarët e tjerë dhe shteti ka ndaj teje çdo detyrim që ka ndaj çdo shqiptari tjetër. Ajo që thua se “jam rom”, nuk ka të bëjë. Kjo që po të ndodh ty, po i ndodh të gjithëve në laç. Kam takuarmbi 50 vetë deri tani, asnjëri nuk ka marrë ndihmë nga shteti. Nuk ka lidhje rom apo jo rom. Këtu ka diskriminim ndaj Laçit, në tërësi dhe ka papërgjegjshmëri dhe dështim total. Prandaj kam ardhur. Të shoh gjendjen, të ngre zërin për ju dhe të bëj ç’është e mundur të ndryshojë situata sa më parë”- u shpreh zoti Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re