Keltis Kruja, anëtari i Komisinit të Rithemelimit ka qenë mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” ka folur për protestëne 8 janarit në selinë e PD.

 

Kruja thekson se 8 janari ishte një papërgjegjshmëri totale nga ana e Bashës.

 

“Në atë protestë nuk bëhej fjalë për dështim apo fitore E gjithë ajo ndodhi si pasojë e një çmendurie që i kaploi Lulzim Bashën bashkë më ata që e mbështesin për ta blinduar PD në një mënyrë që nuk kam parë raste të tilla, as në vendet që ne i etiketojmë pa minimumin e demokracisë”, tha Kruja.

 

Ai theksoi se godian e PD është e rëndësishme sepse I përket shumicës së anëtarëve të Partisë Demokratike.

 

“Godina është e rëndësishme sepse nuk është as e kryeëtarit, as e imja, as e Sali Berishës, është e shumicës së anëtarëve të PD të cilët kanë marrë një vendim. Ajo që u tregua në datën 8 janar është ajo që ne kemi thënë ‘Basha është peng i Ramës”, tha Kalaja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re