Video e mëposhtme, tregon momentet kur një makinë e drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një dyqan lulesh.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, i përkasin një ngjarje të regjistruar ditën e djeshme në Vlorë. Makina e llojit Volkswagen ‘Golf5’ dukshëm është duke manovruar me shpejtësi të lartë.

Në mjet ndodheshin dy persona, të cilët janë larguar me vrap pas aksidentit. Faktin e kanë vënë në dukje kalimtarët e banorët e zonës, të cilët kanë parë aksidentin.

“Pashë makinën të futur në dyqan, vjen policia dhe ambulanca në ato momente. Ambulanca iku bosh sepse s’kishte njeri në makinë. Ishin dy persona, ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap”-tha një qytetare.

Kujtojmë se ditët e fundit në Shqipëri, kanë ndodhur një sërë aksidentesh rrugore. Më tragjiku ishte ai në autostradën Fier- Vlorë më datë 25 qershor, ku ndërruan jetë 4 pjesëtarë të një familje.

Pavarësisht sensitivitetit që shkaktoi ky aksident dhe apeleve të përsëritura për t’u treguar më të kujdesshëm në timon, duket se nuk ka një reagim nga të gjithë drejtuesit e makinave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re