Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, vazhdon gjyqin në Gjykatën e Elbasanit.

Gjykata prej disa javësh vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, numri i të cilëve është 59.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi bën me dije se Paplekaj do të përballet me dëshmitarët dhe do të ketë mundësi të replikojë.

Seancën e fundit u arrestua një prej dëshmitarëve, pasi ka dhënë dëshmi të rreme, Donald Zane. Në dëshminë e tij të parë ka thënë se ka parë gjithçka, ndërsa kur u thirr pak ditë më parë ka mohuar gjithçka, bën me dije gazetarja.

Nga pamjet filmike rezulton se ky person ka pasur një fushëpamje dhe ka qenë disa metra larg vendit të ngjarjes.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re