“Rënie e ndjeshme e borxhit publik”

Përmes një prononcimi për mediat, ministri i Financave Petrit Malaj ka folur sa i takon rritjes ekonomike të vendit tonë në 10 vitet e fundit. Ai u bazua te vlerësimi që i ka bërë Shqipërisë Agjencia Ndërkombëtare Moody’s.

Nga ana tjetër, papunësia arriti nivelin më të ulët historik, nga 16% në fund të vitit 2013, arriti në nivelin 10.7% në fund të 2023-it.  Është ndjeshëm më i ulët krahasuar me vendet e rajonit, ku shkalla e papunësisë është në nivelin 12.4%.  Inflacioni mesatar gjatë periudhës 2014-2023 rezultoi 2.5%, ndërsa në rajon u llogarit në masën 3%. Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë qenë mesatarisht 8% të prodhimit të brendshëmm bruto gjatë periudhës 2013-2023. Borxhi publik gjatë 10 vjeçarit të fundit ka njohur rënie të qenësishme pavarësisht përballjes me 3 kriza. Është reduktuar me mbi 14% borxhi publik, në fund të vitit 2024 pritet të jetë 6,3%”, tha ministri.

Sipas Malajt edhe institucione të tjera ndërkombëtare e kanë vlerësuar pozitivisht Shqipërinë për uljen e borxhit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re