Në mungesë të informacionit mbi procedurat e të ashtëquajturës pagë e luftës, të shumtë kanë qenë pronarët e bizneseve të vogla që janë paraqitur pranë zyrat e kontabilisteve këtë të shtunë në Korçë.

 

Ata krijuan radhë të gjata ndërsa prisnin që të kryenin procedurat për të përfituar ndihmën financiare prej 26 mijë lekësh.

 

 

Por ndonëse aplikimi kryhet vetëm online në faqen e “E-Filling”, disa pronarë biznesesh thonë se kanë qenë tatimet qe i kane drejtuar ne zyrat e kontabilisteve.

 

Por drejtoria e tatimeve të Korçës perserit se aplikimi per biznesin e vogël behet vetëm online.

 

 

Ne qarkun e Korces pritte të përfitojnë pagën e luftës 5105 biznese të vogla të cilat kanë ulur qepenin pas masave të marra nga qeveria  per parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re