Skip to content

“Paqedashësi” Trump: tërheqje e pothuajse të gjitha trupave nga Somalia

Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e pothuajse të gjitha trupave amerikane nga Somalia deri më 15 janar, thanë zyrtarët.

Një zyrtar ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, tha të premten se trupat e mbetura në vend do të vendoseshin në kryeqytetin Mogadishu.

Pentagoni tregon se, pavarësisht tërheqjes së forcave amerikane, Shtetet e Bashkuara do të jenë akoma në gjendje të kryejnë operacione të shënjestruara anti-terroriste në Somali, sepse një pjesë e trupave amerikane do të transferohen në vendet fqinje.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 700 trupa në Somali duke ndihmuar forcat lokale të luftojnë grupin rebel al-Shabaab të lidhur me al-Kaidën.

Misioni nuk ka tërhequr shumë vëmendje në Shtetet e Bashkuara, por konsiderohet baza e përpjekjeve globale të Pentagonit për të kundërshtuar al Kaidën.

Trump tashmë ka njoftuar një ulje të numrit të trupave në Afganistan dhe Irak.