Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, David Cameron, në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri, u shpreh se Britania do të mbështesë gjyqësorin në vendin tonë.

“Me kënaqësi ne po ndihmojmë modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që ju vazhdoni me reformat tuaja”, u shpreh Cameron, teksa përmendi partneritetin mes dy vendeve në kundër krimit të organizuar dhe krimit të rëndë.

Gjithashtu ministri britanik foli edhe për situatën në rajon, ku Cameron nënvizoi se Ballkani Perëndimor është përparësi.

David Cameron: Edhe për partneritetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Me kënaqësi ne po ndihmojmë modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që ju vazhdoni me reformat tuaja.

Do të ketë shumë mundësi që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri duke ndërtuar më tej ekonominë e vendit, duke e përmirësuar atë dhe për këtë do të keni ndihmën tonë. Faleminderit për atë që thatë që unë jam mik i rajonit dhe Ballkanit. Për mua është kompliment, kam këndvështrim të thjeshtë.

Kur ballkanik Perëndimor ia del mbanë, atëherë edhe Evropa ia del mbanë, Në rast se ka probleme në Ballkan, ka edhe në Evropë. Është në interesin tonë në përbashkët që të ndihmojmë në procesin e paqtimit, rritjes ekonomike dhe të mirëkuptimi. Kjo për mua është përparësi, ka qenë edhe kur isha kryeministër. Edhe këtë muaj do të vij me këtë punë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re