Shefi i KE, Antonio Kosta ka komentuar luftën në Ukrainë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, duke u shprehur se duhet gjetur një zgjidhje për të vendosur paqen.
Ai iu drejtuar presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky duke i thënë që ‘siguria juaj është edhe e jona”.
Antonio Kosta theksoi se Europa duhet të investojë më shumë në mbrotje, teksa shtoi “paqja pa mbrojtje, është iluzion”.
“Europa duhet të jetë e bashkuar për të sjellë një paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën.
E dimë i dashur Volodymir se siguria juaj është siguria jonë, Europa duhet të investojë më shumë tek mbrojtja e saj, se kemi mësuar që paqja pa mbrojtje është iluzion”, tha Presidenti i Këshillit Evropian.