Pasi kryeministri armen Nikoll Pashinyan nënshkroi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Azerbajxhanin në Nago-Karabak, protestat e dhunshme shpërthyen në rrugët e Jerevanit, ndërkohë që në Baku festohet me lot ndë sy.

Armenët e pakënaqur sulmuan ndërtesën e institucioneve shtetërore dhe parlamentin dhe shkatërruan gjithçka para tyre.

Ata protestuan kundër vendimit për t’i dhënë fund luftës në Nago-Karabak dhe shpërthyen kordonin e policisë para ndërtesës së qeverisë, duke hyrë dhunshëm në të.

Pasi Pashinyan njoftoi marrëveshjen e armëpushimit, mijëra njerëz filluan të mblidheshin në Sheshin Republika në qendër të Jerevanit.

Policia nuk përdori forcë dhe u përpoq të qetësonte demonstruesit. Disa prej tyre bënë thirrje për të lëvizur drejt rezidencës qeveritare ku menduan se kryeministri Pashinyan ishte personalisht i pranishëm, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Gjatë ndërhyrjes në ndërtesë, kryetari i parlamentit armenë, Ararat Mizoyan, u rrah dhe të shtënat u dëgjuan në rrugët e kryeqytetit të Armenisë.

Protestuesit akuzuan kryeministrin armen për tradhti sepse ai nënshkroi, siç e quajti ai, një “marrëveshje të dhimbshme” që i jep fund konflikteve me Azerbajxhanin, marrëveshje të cilën e diktoi Presidenti Putin.

Në një adresë në Facebook, Pashinyan tha se kryetari i parlamentit Mirzojan ishte dhunuar rëndë, por që jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Ai vuri në dukje se të gjithë ata që shkaktuan trazirat do të identifikohen dhe do të ndëshkohen ashpër. Ai shtoi se midis protestuesve ishin pjesëmarrës në konfliktin e Nago-Karabakut të cilët ikën nga fusha e betejës për një arsye të panjohur për të.

“Eshtë një gjeneral mes tyre. Unë zyrtarisht deklaroj se të gjithë nxitësit do të ndëshkohen në masën e plotë të ligjit,” shtoi Pashinyan.

Mediat raportojnë se dritaret në rezidencën e kryeministrit Armen u thyen gjithashtu, dhe protestuesit hoqën pllakën me emrin e tij nga dera e zyrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re