Bashkëshorti i Emanuela Dalipit, 28 vjeçares shtatzënë që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit mbrëmjen e kaluar teksa ishte e shtruar në spitalin Infektiv thotë se nuk kanë asnjë pretendim për stafin mjekësor pasi kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë.

Artenisi, nga Pogradeci por që jeton në Tiranë, ka folur për Fax News duke thënë se e ndjera nuk i përballoi dot pasojat e virusit duke u larguar bashkë me foshnjen që kishte në bark para kohe nga jeta.

“Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë.

Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit. Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër, motrën e Emanuelës. Vdiq për shkak të sasisë së madhe të amnestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, tha Artenisi për Fax News.

/faxweb

loading...