Prokuroria e Posaçme kerkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin per deputet te LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka.

 

Ky i fundit i filmua teksa jepte para ne kembim të shtitblerjes së votave.

 

Po ashtu 1 vit burg u kërkua edhe për Elis Babon, personin që kishte kryer filmimin.

 

Nderkohë vetë ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithcka ka qene e stisur nga kundershtaret e tij politik, duke përmendur këtu ish deputetin Alqi Bllako, arrestuar për Inceneratorin e Fierit.

 

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtaret e Jokës në zgjedhje.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo  nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re