Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi (L), u prit sot në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (R). Pas takimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku Rama theksoi se Shqipëria njohu miqtë e saj të vërtetë në ditët e tragjedisë pas tërmetit. ( Olsı Shehu – Anadolu Agency )

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përmes një postimi në Tëitter ka bërë me dije se është vetëizoluar pasi një pjestar I stafit të tij të afërt ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Komisioneri thekson se ndihet mirë dhe pa simptoma, ndërkohë që testet e para një jave e kanë nxjerrë negative.

Postimi i Komisionerit

U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!

Kujtojmë se të mërkurën e kësaj jave komisioneri ishte në Tiranë ku takoi figurat kryesore politike në vend, si Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta apo edhe kreu i PD Lulzim Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re