Sulmuesi i famshëm brazilian, Robinho, vijon ende të jetë aktiv në futbollin e luajtur.

Pasi mbylli aventurën në Turqi, ai do të rikthehet të veshë fanellën e Santos në Brazil për herë të katërt. Megjithatë, kjo me shumë mundësi do të jetë hera e fundit që sulmuesi do të luajë për klubin mëmë.

Së fundmi, ish-sulmuesi i Milanit dhe Realit ka qenë pjesë e Bashakshehir në Turqi, por nga këta të fundit u largua si lojtar i lirë duke mos gjetur një marrëveshje për të vazhduar më tej.

Kështu, 36-vjeçari do të rikthehet në vendlindje dhe këtë nuk e bën për para, por më shumë për të kontribuar te Santos. Robinho ka firmosur një kontratë pesë mujore, ndërsa do të përfitojë vetëm një shumë simbolike pasi do të fitojë 230 euro në muaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re