“Duhet të mbrojmë Turqinë dhe duhet të zgjidhim problemin e YPG-PKK në Siri, problem ky që është shqetësim serioz për Turqinë”

Pas takimeve shumë të rëndësishme të senatorit amerikan, Lindsey Graham që ka zhvilluar dje dhe sot në Ankara me Presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan, me Ministrin e Jashtëm Mevlut Çavuşoglu dhe dhe Ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar, senatori amerikan Graham para pak minutash ka përfunduar konferencën për shtyp me gazetarë të vendit dhe të huaj të akredituar në Turqi, transmeton KosovaPost.

Që në fillim të fjalës së tij, senatori Graham
ka falënderuar presidentin turk që e kishte ftuar ta përcjellë premierën
“Sonata e Trojës” të pianistit të famshëm turk Fazil Say.

Ajo
që bie në sy nga deklarata e senatorit Graham ishte pikërisht deklarata se
Amerika duhet të mbrojë Turqinë dhe se, YPG-ja kurde në Siri ka lidhje të
ngushta me PKK-në.

“Duhet
të mbrojmë Turqinë dhe duhet të zgjidhim problemin e YPG-PKK në Siri, problem
ky që është shqetësim serioz për Turqinë”, ka thënë Graham.

Në lidhje me Arabinë Saudite, Graham ka thënë se: “Marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund të ecin mbarë nëse nuk zgjidhet çështja e Princit Muhammed bin Selman”.

Graham
ka thënë gjithashtu se Kongresi e sheh për fajtor të vrasjes, Muhammed Bin
Selamin dhe se: “Nuk mund t’i shpëtojnë këtyre krimeve as aleatët më të
ngushtë të SHBA-ve”.


këtë rast, ai ka falënderuar shtetit turk për ndihmesën e pashembullt që ka
dhënë në zbardhjen e krimit të vrasjes së gazetarit të njohur, Kashikxhi.  

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë , Hulusi Akar, në takimin në Ankara me Senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lindsey Graham i ka thënë këtij të fundit se premtimet e dhëna për rajonin Menbixh të Sirisë nuk janë mbajtur dhe se Turqia në asnjë mënyrë nuk do të lejojë krijimin e një korridori në jug të saj. Ai e ka bërë me dije mysafirin amerikan se Turqia dhe Amerika duke punuar së bashku, dhe vetëm ashtu mund t’i tejkalojnë problemet.

“Përndryshe”, sipas Hulusi Akar, “zgjidhje në Siri nuk do të ketë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re