Gerald Murrja, zëri unik në TKOB flet shpesh për arritjet e tij, por shumë pak për jetën e tij personale. Prej dy muajsh, Murraj është bërë baba i një djali që e ka pagëzuar me emrin Gesar, ndërsa në Vizionin e Pasdites ka shprehur për herë të parë emocionet e të qenurit prind.

 

Tenori thekson se ka qenë në provar për recilatin e parë kur ka marrë vesh lajmin e bukur, ku mes emocionesh ai shton se edhe sot po i duket si një ëndërr që është bërë baba.

 

“Emocionet kanë qenë që në momentin e parë që unë e kam marrë vesh bashkë me Sarën që do bëheshim prindër dhe kanë qenë disa muaj plot me ankth dhe kënaqësi. Kanë qenë disa ndjenja që nuk mund ti përshkruaj dot edhe sot e kësaj dite që Gesari është dy muaj sot. Akoma kam  emocionin dhe pyes a jam baba apo jo? Më duket si një ëndërr.

 

Kur e morëm vesh që do vinte në jetë Gesari ka qenë periudha që unë kisha recitalin tim të parë që partner kryesor që na ka mbështetur ka qenë edhe Vizion Plus, dhe kanë qenë fillimet e provave me instrumentistët dhe nuk isha mirë ato 2-3 ditë. Por akoma nuk ja u kisha shprehur shokëve të ngushtë derisa ata e zbuluan se më thanë çfarë ka që nuk po sillesh mirë në prova. Mbaruam provat dhe u ulëm në kafe e u thashë se çfarë kisha”.

 

Tenori më tej shton se frikën më të madhe e kishte tek pjesa ekonomike, por pas lindjes së djalit ai thotë se arriti të kishte një shtëpi të tijën dhe punë të mirë ai vetë dhe bashkëshortja.

 

“Frika më e madhe është pjesa ekonomike që të kemi një shtëpi, të dy rrogë të mirë. Se ne mund tja dalim por për të voglin ishte frika më e madhe. Por siç thonë fëmija është bekim nga zoti, ne e morëm shtëpinë tonë, kemi punë të mirë të dy”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re