Deputeti i Partisë Demokratik, Flamur Noka i ftuar në “Open” në Neës 24, fillimisht foli për letrën që kryetarët e komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i kanë dërguar misionit të OSBE/ ODIHR, që t’u atashojnë ekspertët e tyre pranë komisionit.

Po ashtu ai tha se ndërkombëtarët kanë bërë thirrje sepse janë të shqetësuar për demokracinë jo funksionale dhe se kushtetuta po trajtohet si letër higjenike.

Deputeti i PD thekson se misioni i tyre në kushte të tilla është që të bllokohet Parlamenti, deri në momentin që opozita do respektohet.

“Kjo rrugë nuk na armiqëson me askënd përveç se me kreun e regjimit. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje sepse janë shqetësuar për demokracinë jo funksionale dhe se Kushtetuta po trajtohet si një rrogzinë këpucësh. Ne jemi të votuar për të mbrojtur Kushtetutën. Ajo po shkelet dhe trajtohet si letër higjienike.

Tani kur demokracia nuk funksionon dhe korrupsioni është galopant, teoria e Edi Ramës me kap ça të kapësh…. Opozitës i pamundësohet edhe roli i saj. Qëllimi jonë është që ky Parlament pa opozitë do të bllokohet. Ne kemi thënë që në momentin kur opozita respektohet, ne tërhiqemi.

Të na japë komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore. Sot para se të shkojmë në seancë, na del një letër, nga Damiani 1 dhe Damiani 2, paskan nisur punën për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët po ta quanin palë Ali-Bashën, do të thoshin u ulën palët. Presidenti nuk mund të heshtë kur ligji për komisionet hetimore i shkon dhe ai nuk e kthen mbrapsht. Duhet të kishte bërë edhe prononcim publik.

Ligji për komisionet hetimore është sakatim që Kushtetuta u jep mundësi deputetëve për të kontrolluar qeverinë. Presidenti është institucion që flet me akte dhe duhet të kthente ligjin për komisionet hetimore. Me këtë ligj, opozita është praktikisht e vdekur. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe unitetit kombëtar dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se është garant i unitetit. Sot erdhi si ministër i propagandës”, tha Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re