Tre ditë pas përfundimit të konferencës së donatorëvë në Bruksel,  Komisoni Europian ka dhënë detaje lidhur me angazhimin që kanë treguar shtetet me ndihmat për Shqipërinë.

Shuma totola e donacioneve të mbledhura arrin në 296 milion euro, ku peshën më të madhe e mban Komisoni Europian, pasura nga Shtetet e Bashkuara Arabe me 70 milione.

Ndërsa kreditë e siguruara arrijnë në 853 milione euro.

Duke përfshirë edhe ndihma në mallra dhe shërbime, shuma totale arrin në 1 miliard e 152 milion euro.

Duke ju referuar të dhënave përfundimtare  në këtë fushatë ndihme për shqipërinë janë angazhuar 41 shtete të botës si dhe një sërë inistucionesh financiare ndërkombëtare.

Banka Islamike për zhvillim ka dhënë dhe kredinë më të madhe prej 383 milion eurosh, e pasuar nga grupi i Bankes Botërore me 106 milione euro.

Ndërsa shtetet që kanë ofruar kredinë më të madhe janë Italia dhe Franca përkatësisht me 86 dhe 60 mln euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re