Përmes një video nga homologu i tij i qytetit të Ferizajt, kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka njoftuar se Ferizaj do t’i bashkohet paradës së 28 Nëntorit që do të zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Përmes kësaj videoje, kreu i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu u bën thirrje mbarë shqiptarëve për t’iu bashkuar paradës dhe festës në Tiranë.

“Tirana i mirëpret të gjithë të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në #ParadaKuqeZi më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuq e zi”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

Ndërkohë, kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron se Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive.

“Tirana, më 28 nëntor të këtij viti do të mbledhë shumë nga komunat nga e gjithë gjeografia kombëtare.

28 nëntori në rrugët e Tiranës, nën flamujt kuq e zi të festës, me paradën e organizuar nga miku im Erion Veliaj. Tok së bashku do të festojmë, me ansamblet, grupet artistike sportive e rinore në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, Tiranën e shumëdashur nga të gjithë.

Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive” thekson Aliu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re