Sot është mbledhur sërish Kuvendi i Shqipërisë. Zyra e shtypit të Legjislativit njoftoi dje se seanca e sotme do të ishte me të njëjtat masa si të kaluarat, pra deputetët të ishin të pajisur me maska e doreza dhe në respektim të masave anti-COVID, ndërsa gazetarët nuk lejohen në sallë, madje as në oborr.

Por atë që presupozohet që të duhet të zbatojnë të parët rregullat i shkelin. Siç mund ta shihni në këto foto, deputetët shfaqen pa maska dhe pa doreza. Vetëm një numër i vogël prej deputetëve në sallë kanë vendosur maskën, ndërsa shuma dërrmuese i kanë injoruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re