Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar ndryshimet në disa projektligje.

 

Deputeti i PD Gazmend Bardhi është ndalur tek çështja e Majorit Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje, i cili ishte dërguar për stërvitje në një bazë të NATO-s në Holandë, por u arrestua nga autoritetet atje duke i shërbyer një ferme të kanabisit.

 

Bardhi shtroi disa pyetje për përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes të pranishëm në komision, duke nënvizuar se ka dështuar ky dikaster dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

 

“Përveç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën dhe hiqte veshjen ushtarake ishte i angazhuar në veprimtari kriminale të trafikut të drogës. I arrestuar. Zonja kryetare nëse ju nuk e keni ndjekur, duhet të merrni informacione se i be që i gjithë zinxhiri i Ministrisë së Mbrojtjes ka dështuar. Ne kemi çuar një ushtarak të lartë, por që është arrestuar nga policia holandeze. Ka pasur një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes që i bën thirrje ushtarakut të kthehet në atdhe, por ai është në burg se është arrestuar se ishte administrator i një shtëpie bari”, konstatoi Bardhi.

 

Ndërkohë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes u mbrojtën duke thënë se përgjegjësia për ngjarjen në fjalë është personale, ndërsa do të ndërmerren hapa ligjorë kundër Majorit të arrestuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re