Një ngjarje mjaft pikante ka ndodhur në Bruksel, ku mediat lokale raportojnë se policia ka ndërhyrë për të shpërndarë, një festë mes burrash, të pëshkruar si një orgji, ku ishin thyer rregullat anti-Covid.

Në mënyrë të habitshme, një nga pjesëmarrësit në këtë festë të shfrenuar, ishte eurodeputeti hungarez, Jozsef Szajer, i cili ka tentuar të arratiset nga vendngjarja dhe më pas, kur është kapur nga policia ka tentuar të përdor imunitetin parlamentar.

Ajo që e bën ngjarjen edhe më të bujshme, ëhtë fakti se, Szajer është anëtar i partisë konservatore të Viktor Orban dhe nga themeluesit e kësaj partie, e cila ka një qëndrim radikal kundër LGBTI.

Partia, Fidezs, pretendon se mbron vlerat e krishtërimit dhe ka një qasje të ashpër kundër martesave gay.
Szajer, një nga anëtarët më të zellshëm dhe me profil të lartë në parti, ishte gjithashtu një prej arkitektëve, të kushtetutës së re të Hungarisë, në vitin 2011, e cila e përkufizon martesën si një institucion mes një burri dhe një gruaje, për të ndaluar çdo pretendim në lidhje me ndryshime në legjislacion që do të bënin të mundur martesat gay.

Ai e ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës në këtë festë dhe është dorëhequr, duke shtuar një skandal të ri në rradhët e partisë së konservatorit Orban.

Në këtë “party” kanë marrë pjesë edhe diplomatë të BE-së. Sipas agjensisë së lajmeve,”Belga”, pjesëmarrësit në këtë festë ishin të zhveshur në momentin kur policia ka ndërhyrë dhe i ka dhënë një paralajmërim, se po thyenin rregullat kundër Covid-19.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re