Seriali i shumë ndjekur ‘Game of Thrones’ ka mbyllur sezonin e tij të 8-të dhe të fundit. Episioni i tij i fundit ka thyer rekorde shikueshmërie. Ndërkohë nuk kanë përfunduar kritikat ndaj tij, ku në median botërore e kanë cilësuar si sezoni i ‘zhgënjimeve’.

Shumë ndjekës të tij kanë krijuar një varësi të frikshme aq sa e kanë të papranueshëm faktin që ai përfundoi. Për këtë është krijuar një faqe për ‘konsultat’ online për ata që kanë të tillë problem.

Faqja angleze e internetit “Bark.com” ka menduar të vendosë në dispozicion një shërbim këshillimi psikologjik përmes aplikacionit “Skype”.

Mund të flitet me një ekspert, që duke njohur gjithçka nga “Game of Thrones” mund t’iu kthejë në normalitet dhe t’iu ndihmojë të pranoni tragjedinë e fundit të serisë. Gjithçka për një shifër prej 25 dollarësh për një seancë 30-minutëshe dhe 50 dollarë për një orë.

E gjitha kjo duket të jetë një paradoks./shqiptarja.com

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME