Ndryshimet e forta të motit janë më evidente se kurrë në këtë përiudhë në Itali.

 

Pas motit të keq të egër të ditëve të fundit, shoqëruar edhe me viktima, temperaturat do të rriten lokalisht deri në 10 gradë mbi mesataren për periudhën, teksa ato do të shkojnë deri në 22-23°C në Siçili, Sardenjë dhe Kalabri. 

 

Por ndërsa në qendër dhe jug, temperaturat janë thuajse pranverore, ndryshe ndodh me veriun e  vendit ku qytetaret do të përjetojmë ditë dimri me shi dhe reshje të mundshme bore në luginën e lumit Po.

 

Sipas meteorologeve italianë, Veriu i vendit, siç pritej, po hyn në një spirale mjegullore dhe me reshje shiu dhe dëborendërsa Jugu, nga ana tjetër, do të goditet nga fryma e ngrohtë afrikano-veriore me vlera pranverore; Ky ajër i butë do të arrijë pjesërisht edhe në Qendër:

 

Roma do të vazhdojë të prekë, të paktën deri të shtunën,temperaturat  18-19°C sikur të ishim në prill, 5 gradë mbi mesataren./Ansa