Skip to content

Paradoksi/ Klubet e Superiores dhe Duka kërcënojnë nga Bjellorusia: Nuk luajmë, do protestojmë në Bulevardet e Shqipërisë

3B74886E 7B19 40F4 9BE8 20C6E48C516F

Kategoria Superiore nuk do të nisë në 12 shtator sikurse ishte planifikuar në calendar. Kjo për shkak të protestes së shumicës së klubeve të Superiores kundër qeverisë, e cila sipas tyre duhet ti plotësojë katër kushte.

 

Paradoksalisht takimi I Ligës së Klubeve Shqiptare të Superiores u zhvillua paraditen e kësaj të premteje në Minsk të Bjellorusisë atje ku kreu i federatës Duka ka marrë me vete  Presidentet e ekipeve së bashku me Komitetin Ekzekutiv për të ndjekur ndeshjen e kombëtares.

 

Në njoftimin për mediat, thuhet se në këtë mbledhje morën pjesë 9 nga 10 klube gjithsej e pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, presidentët e klubeve vendosëm me unanimitet të plotë të bojkotojnë kampionatin nëse nuk plotësohen nga ana e qeverisë kushtet e mëposhtme:

 

 

Të ulet TVSH në masën 6%.b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

 

 

Liga shton se katër kërkesat janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë.

 

Klubet bashkë me federaten deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga bojkoti, duke kërcënuar se do të protestojnë në bulevardet e Shqipërisë derisa tiu plotësohen kërkesat, duke e konsideruar qeverinë si përgjegjëse për gjëndjen katastrofike të klubeve shqiptare.

 

 

Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.