Kryeministri Viktor Orban , në një konfercë të përbashkët me homologun Edi Rama, ka folur për investime hungareze në Shqipëri, teksa u shpreh se ata do të respektojnë ligjet e vendit tonë.

Ai theksoi se në të ardhmen do të ketë më shumë investues hungarëzë dhe la të hapur mundësin e bashkëpunimit në shumë fusha mes dy vendeve.

Orban theksoi se ka vuajtur nga investuesit hungarezë në vendin e tij të cilët nuk kanë respektuar ligjet, por shtoi “besoj se ndërmarrjet hungareze nuk do sillen në këtë mënyrë këtu”

Viktor Orban: Dëgjova vlerësimin që bëri Kryeministri Rama për investimet hungareze në Shqipëri, më bëhet qejfi kur njerëzit kanë vlerësime për ne. Jam i gëzuar për faktin që investuesit hungarezë sillen me respekt ndaj ligjeve dhe nevojave të këtij vendi.  Siç thoshin romakët e lashtë “paraja nuk mban erë, por i zoti i atyre lekëve mban erë. Mund të jemi investues të mirë, por edhe të këqij.

Kemi pasur edhe ne investues që nuk e kanë respektuar vendimin tone.

Kemi vajtuar nga kjo sjellje dhe besoj se ndërmarrjet hungareze nuk do sillen në këtë mënyrë dhe do respektojnë ligjin këtu, nevojat e këtij vendi.

I nderuar miku im Rama ju siguroj se në të ardhmen do kemi investues hungarezë në Shqipëri.

Edhe në të ardhmen do gjejmë forma të tjerë bashkëpunimi. Hungaria nuk ka det dhe pavarësisht nga kjo turizimi përbën 15% të prodhimit të brendshëm, jemi të gëzuar nëse do kemi mundësinë ta ndajmë përvojën me ju në këtë fushë. Kemi strategji të veçantë në këtë fushë.

Bashkëpunimin mund ta shtrijmë në sektorin bankar, energjetik, turizmi është sektor kyç për bashkëpunimin mes vendeve tona.

Orban theksoi se Hungaria do të mirëpresë dhe do të mbështesë çdo biznes shqiptar që dëshiron të investojë atje.

Viktor Orban: Kërkova të vijnë investues shqiptarë në Shqipëri, të vogla, të mesme të mëdha, s’ka rëndësi. Ne mbështesim investimet e huaja, jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe brenda një kohe të shkurtër besoj do i kemi. Mirëpresim me krahë hapur bizesnet.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re