Një investigim i bërë nga mediat rumune ka zbuluar mbi 60 kompani fantazmë në emër të disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se kanë mashtruar shtetin e Rumanisë, duke përfituar miliona euro përmes TVSH-së.

Investigimi është bërë nga gazetari, Cosmin Savu, i cili në shkrimin e publikuar në mediat rumune thotë se “Rrjeti nga Shqipëria dëmtoi shtetin rumun me kompani fantazmë, me ndihmën e zyrtarëve të lartë”.

Dyshohet se këto kompani fiktive janë në emër të disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se ndodhen në Lezhë, aty ku edhe shkoi gazetari rumun.

“Parajsa e evazionit të taksave në Europë është në Shqipëri. Qeveria socialiste e Edi Ramës dëshiron të japë një amnisti tatimore me vlerë dy milionë euro. Kjo amnisti synon edhe investitorët shqiptarë nga Rumania, sepse duhet të paguajnë taksa”, thuhet në shkrimin investigues.

“Çdo shtetas i huaj apo shqiptar mund të depozitojë para të padeklaruara në sistemin bankar shqiptar, duke përfituar nga imuniteti ligjor. Kriminelët do të përdorin skemën për të pastruar të ardhurat e krimit pa frikën e dënimit”, thotë gazetari rumun.

Gazetari Savu thotë se ka ardhur në Shqipëri në kërkim të këtij rrjeti që ka përfituar nga dobësia e shtetit rumun, duke lënë shumë para të munguara në buxhetin e shtetit të Rumanisë. Dyshohet se ky rrjet ka pasur edhe mbështetjen e zyrtarëve të lartë.

Savu thotë se ka kërkuar kompani të dyshuara për mospagim të taksave, pastrimit të parave nga krimi, apo thjesht mashtrimit të kompanive, bankave apo kompanive të tjera private. Sipas tij më pas këto kompani fantazmë janë vënë në emër të shqiptarëve që përfituesit kryesorë të humbisnin gjurmët.

Në dokumentet që ka investiguar Savu, thotë se në emër shqiptarëve u gjetën më shumë se 60 kompani dhe mënyra se si funksionon ky grup tregon se ka edhe shumë më tepër kompani.

Në dokumentet e panumërta të kompanive fiktive, ekipi i emisionit rumun ka arritur të zbulojë të paktën 27 shtetas shqiptarë që rezultojnë si pronarë. Ata janë bërë pronarë dhe administratorë të kompanive me një histori të dyshimtë në Rumani.

kallmet

Ai mbërrin në Kallmetin e Madh, aty takon Zefin, një prej pronarëve të kompanisë rumune: 

“Unë jam nga një televizion rumun, nga emisioni “Romania, të dua”

– Ke qenë ndonjëherë në Rumani?

– Kam qenë një herë në Bukuresht.

-Kur?

– 7-8 vjet më parë

– Keni blerë ndonjë kompani?

– Nuk bëra gjë tjetër veçse isha si turist, qëndrova në hotelin Rin Grand.

– Sa persona ishit?

– Dy miq. Unë dhe dikush tjetër.

– Djali përballë nesh është automekanik. Në Shqipëri. Në Rumani ai është një biznesmen i madh.

-A e dini që keni 9 kompani në Rumani?

-Unë? Unë nuk kam kompani në Rumani, miku im.

Nëntë kompani. Dhe të gjithë kanë probleme atje”.

Gazetari thotë se Zefi është në brendësi të skemës, ai e di se çfarë ka ndodhur, apo si është përdorur emri i tij, megjithatë ka frikë të tregojë.

“Duket qartë se Zefi ka frikë të na tregojë se si përfundoi në Rumani. Në prill të vitit 2012, së bashku me një shqiptar tjetër nga Lezha, Briken Gazuli, ata u bënë pronarë të kompanive me borxhe ndaj kompanive të tjera, ose të përfshira në çështje me krime tatimore disa milionë lekë. Hilman Grup, për shembull, ka detyrime të papaguara ndaj shtetit disa milionë dhe gjithashtu u shfaq në një dosje në 2013 për një grup të organizuar kriminal.

Zefi e di se çfarë ka ndodhur. Po të kishte qenë ai përfituesi i atyre kompanive, Zefi duhet të ishte milioner deri tani”, shprehet gazetari rumun.

ssss

Mashtrimi me ndihmen e zyrtareve të lartë

Gazetari më tej thotë se skema e mashtrimit me TVSH dhe kompanitë me borxhe është bërë me përfshirjen e zyrtarëve të lartë rumunë.

“Komuna Gornet në Prahovë mund të binjakëzohej me Lezhën në Shqipëri. Të paktën nga pikëpamja e biznesit. Disa qytetarë nga këtu kanë ngritur kompani në Bukuresht dhe Ilfov, për t’ua dhënë shqiptarëve.

Kompania FRM TRANS iu transferua Zefit dhe mikut të tij shqiptar nga Nicolae-Vasile Laurentiu nga Gorneti i Prahovës.

Ai ishte agjent i disa shqiptarëve për t’i përfaqësuar ata edhe në transaksione të tjera. Ai gjithashtu themeloi Promt Trade në tetor 2011, dhe në prill 2012 ia transferoi atë shqiptarëve.

“Iulică” është presidenti i Këshillit të Qarkut të Prahovës, Iulian Dumitrescu. Tre vjet më parë ju prezantova në emisionin “Rumani, të dua” mekanizmin me të cilin një grup kompanish fituan kontratë pas kontrate me paratë publike në qarkun Călăraşi. Dhjetëra miliona euro hynë në xhepat e të afërmve të Dumitrescut.

Nënshkrimet e tij shfaqen në kontrata duke përfshirë edhe vitin 2009. Kompanitë me të cilat ai ishte i lidhur fituan punime ndërtimi në Kalarashi me vlerë mbi 50 milionë euro, vetëm nga programi PNDL1. Pasi Dumitresku bëhet senator, ish-bashkëpunëtorja shet kompanitë e shqiptarëve të Lezhës. Shumë prej kompanive me emrin e shqiptarëve kanë lidhje me familjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Prahovës”, përfundon emisioni investigativ rumun, “Romania, të dua”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re