Shkencëtarët kanë gjetur kohën optimale që pacientët me astmë duhet të përdorin inhalatorë për të ulur rrezikun e një sulmi potencialisht vdekjeprurës.
Ata që përdorin një inhalator, duhet ta përdorin atë pasdite, midis orës 15:00 dhe 16:00, zbuluan akademikët nga Universiteti i Mançesterit.
Testet zbuluan se doza e pasdites një herë në ditë përmirësoi ndjeshëm funksionin e mushkërive gjatë gjithë natës, kur ka më shumë gjasa të ndodhin sulme fatale të astmës.
Në të kundërt, marrja e ilaçeve në mëngjes, ose ndarja e dozës midis mëngjesit dhe mbrëmjes, nuk e ofroi këtë përfitim.
Ekspertët thanë se studimi, i botuar në revistën Thorax, është i pari që thekson rëndësinë e koordinimit të trajtimit të astmës me orën natyrale të trupit.
Funksionaliteti i mushkërive tek ata që vuajnë nga astma luhatet natyrshëm gjatë gjithë ditës, me shumicën e inflamacionit të mushkërive të shkaktuara gjatë natës.
Kryestudiuesja Dr. Hannah Durrington tha se metoda e dozimit të pasdites mund të zvogëlojë nevojën për doza më të larta të steroideve, të cilat mund të shkaktojnë reaksione negative në disa pacientë.
Ndërsa duhet bërë më shumë kërkime, ky ndryshim i thjeshtë mund të zvogëlojë gjithashtu urgjencat në spitale, paralajmërojnë mjekët.
Studimet tregojnë se deri në tre të katërtat e pacientëve përjetojnë përkeqësim të simptomave gjatë natës, ndërsa rreth 80 për qind e sulmeve fatale të astmës ndodhin po gjatë natës.
Astma ndikon në rrugët e frymëmarrjes, që bartin ajrin brenda dhe jashtë mushkërive, duke i bërë ato të inflamohen. Simptomat përfshijnë gulçim, kollë oseshtrëngim në gjoks– dhe shpesh shkaktohen nga faktorë mjedisorë si ndotja, stresi ose ftohja./Dailymail-shendeti.com.al