Shkencëtarët po punojnë shpejt dhe në mënyrë urgjence për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit të ri. Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci është shprehur se vaksina nuk do të jetë gati për 12 deri në 18 muaj.

Gjithsesi, ekzistojnë një numër i madh pengesash me të cilat kërkuesit janë duke u përballur për momentin. Kërkimet akademike kërkojnë kohë, shumica e testimeve klinike dështojnë dhe kjo lloj vaksine nuk është prodhuar asnjë herë më parë, shkruan

Kështu që, në një kohë që prodhuesit shpresojnë që të kenë gati një vaksinë në treg nga gushti i vitit 2021. Gjithsesi njerëzimit mund t’i duhet që të presë deri në maj të vitit 2036 për të pasur një vaksinë për virusin. Të paktën kështu thuhet disa parashikime të bëra nga The New York Times.

Sipas The Times, shumica e vaksinave, që nga kërkimi akademik deri tek të qenurit gati në treg, u është dashur të paktën 10 vite që të zhvillohen. Si shembull, ndër të tjerave, gazeta sjell vaksinën e Pediarix, që lufton DTaP, Hepatitin B, and IPV (polio), për të cilëm u deshën 10 vite për t’u zhvilluar.

Deri më tani, një grup i madh kompanishë janë në faza të ndryshme të përgatitjes së një vaksine për Covid-19. Mes tyre përfshihen Inovio Pharmaceuticals, Johnson & Johnson, Moderna, Sanofi + GSK, Universiteti Oxford dhe Instituti Wuhan.

Por, gjithsesi, 90 per qind e trajtimeve që u nënshtrohen testeve klinike nuk aprovohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re