I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, përballë gazetarëve Çim Peka, Andi Bejtja dhe Ylli Rakipi, presidenti i republikës Ilir Meta bëri një tjetlër paralajmërim të fortë.

Nëse mazhoranca nuk e respekton “afatin” e 15 marsit, i vendosur para qytetarëve në tubim, ai do të marrë masa të tjera për të rivendosur rendin kushtetues.

“Kur preket Gjykata Kushtetuese, revolucioni është rruga e vetme. Aty ka patur edhe shumë personalitete të PS, edhe shumë qytetarë që janë pa parti. Se çfarë do të ndodhë më 15 mars? Të shohim. Do të ketë nevojë të një manifestimi të një përmase tjetër dhe që mua do të më duhet të marrë masa të tjera për vendosjen e rendit kushtetues”, paralajmëroi presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re